DOKTRINA MISIONARE
( filozofi spirituale, materiale liturgjike të pasqyruara në: libra, revista, gazeta etj )
Kjo literaturë klasifikohet si literaturë spiritualo-filozofike për arsye se, materiali i përcjellë në to është material i komunikuar nga Zonja e Shpirtit përgjatë proçeseve kualifikuese spirituale të Saja nën drejtimin e Lidhjes Hyjnore. Në thelb të tyre këto libra, aq sa racional e mistikë, përcjellin një mënyrë të re të të menduarit të njeriut për të njohur dhe vlerësuar më mirë veten, jetën, të vërtetën, ekuilibrin e qënies njerëzore, si një qënie e plotë, në gjeneracion dhe e pashkatërrueshme në ndryshimin e vet. Trajtimi filozofik i prezantuar, përfshin tema të tilla si: violenca, luftrat, përgjakjet, shtypja, mashtrimi, gënjeshtra, injorimi, si fenmomene dalluese të prishjes deri në humbje të ekuilibrit njerëzor apo si devijime të thella sociale, të cilat nuk përputhen me konceptin universal.
Ceremonia e Ujit të Jetës kryhet në sallën e ceremonialitetit, përpara Altarit ose te Altari në Truallin e Shenjtë. Besimtari lyen tre gishtërinjtë e dorës së djathtë në këtë ujë dhe më pas e vendos në qendër të kokës, në të cilën përqëndrohet Energjia Kozmike që mbart ky ujë. Kjo energji efektin e parë e kryen mbi psikën e besimtarit duke e shkarkuar atë nga ngarkesat e panevojshme, për zvogëlimin e stresit dhe ankthit dhe për kthim të ekuilibrit, ku më pas emetimi i Shpirtit mbivendoset mbi psikë, gjë e cila reflektohet në qartësi veprimi dhe më shumë ekuilibër për besimtarin.
Qënia, Universalja, Shpirtit, Plotmëria, Ekuilibri janë nocione themelore nëpër të cilat ngjizen mesazhet e këtyre librave që na paraqet Zonja e Shpirtit, për më shumë ekuilibër dhe jo dobësi e vese; për barazi të gruas me burrin, për më shumë paqe dhe jo imponim që e veçanta të unifikohet te e përgjithshmja, te Universalja.
Misioni Shenjtëror Eleonorë përkufizohet si mënyra e shprehjes së tij tek individi, në të cilën Energjia Kozmike interferon në energjinë njerëzore, kanalizohet në procesin e asimilimit dhe socializimit të ushtruesit. Procesi i asimilimit të Energjisë Kozmike prej energjisë psikike të personit, ka një rëndësi shumë të madhe dhe është po aq përcaktuese në funksionin biologjik të tij. Faktet brenda këtyre 17 vjetëve të aktivitetit të këtij Misioni tregojnë se sa më e madhe është shkalla e përfitimit të seancave Dinamike Kozmike, aq më i orientuar dhe i ekuilibruar e ndjen veten njeriu.
Kjo Zbulesë e Re mbështetet në përvojën e përjetuar drejtpërsëdrejti nga Nivelet Qiellore dhe Arsyeja e të njëjtit nivel. Ajo potencialisht është Fe ( është çështje thjesh kohe ). E në mbyllje të këtij preambuli kërkesa jonë përsëritet, e përsëritet:
Na lejoni të kryejmë detyrën e Lart për shërbime ndaj kombit dhe popujve në nevojë. Jemi të përulur në ndërtimin e vendeve të konsolidimit shpirtëror dhe moral, dhe për ata njerëz që me dituri, dashuri dhe devocion punojnë në mbrojtjen e paqes dhe vlerave njerëzore, për të mos humbur sërisht lidhjen tonë me Kozmosin të mundësuar nga ky Mision.
