top of page

Misioni Shenjtëror Eleonorë, i themeluar më 20 korrik 1987 erdhi përmes një komunikimi përgjatë kontaktit të parë Spiritual të Zonjës së Shpirtit me Entitetin. Në këtë takim spiritual, Entiteti aktualizoi vullnetin Hyjnor, sipas të cilit Zonja duhej të fillonte aktivitetin e lartë spiritual, me qëllim: Zbritjen dhe rivendosjen e ekuilibrit në Tokë, rilidhjen e planetit me Qiellin..... 

Në këtë takim të parë Spiritual, Zonja u ndërgjegjësua për Misionin që i ngarkohej, për detyrat misionare në vijim, ku gjithçka do të udhëhiqej nga Nivelet Qiellore dhe Zonja do të realizonte përcjelljen . dhe tejçimin spiritual të këtij Revelacioni. 

Ky fenomen, takimi i parë me një nga Entitetet e Lidhjes Hyjnore dhe Zonjës së Shpirtit bëhej me qëllim kryesor: E kuilibrimin e Tokës në gjithçka që është dëmtuar pas Misionarit të fundëm (sipas Rendit Hyjnor) . 

Proçesi Spiritual, për të cilin flasim, kryhet vetëm nga Entiteti, i cili udhëheq Urdhërin Shpirteror dhe pasohet nga Nivelet Qiellore, përmes të cilëve realizohet purifikimi psiko-fizik i atij që pranon Urdhërin. Në këtë kualifikim spiritual u përfshinë: ​ 

 

1. Njohja e realitetit qiellor, 
2. Njohja e ligjësive që bashkekzistojnë dhe bashkëveprojnë në Univers, 
3. Njohja e shkakut dhe pasojat e zbritjes së këtij Misioni në lidhje me Shqipërinë, Ballkanin, Lindjen e Mesme, përkeqësimet   klimaterike dhe sizmike në shkallë botërore: tërmetet, taifunet etj.  

 

Viti 1988 shënon përfundimin e këtij kualifikimi, ku njëkohësisht Zonja e Shpirtit filloi punën misionare në banesën e saj familjare ( në Kombinat Tekstil ) vend që nisi veprimtarinë si një “Teqe bektashiane”, për shkak të Entitetit që kish lënë së fundmi këtë Urdhër dhe drurit gjenealogjik familjar të Zonjës, që rrjedh prej andej

 

Për shkak të ligjeve në fuqi, me karakter totalitar dhe thellësisht antifetar, ky aktivitet misionar si i pari i këtij lloji, deri në vitin 1990 u krye në fshehtësi të plotë

 

Gjatë kësaj periudhe u vu re rritje e numrit të simpatizantëve, besimtarëve dhe anëtarëve shpirtërorë të Misionit Shenjtëror Eleonorë të cilët ndiqnin veprimtarinë

hap pas hapi.

 

Kontakt Spiritual përfaqëson takimin në gjendje shpirt të një individi (spiritualistja) me masë shpirtërore mbi të zakonshmen e njerëzve me Entitetin, po në gjendje shpirt për të marrë Mesazhe në dobi të jetës së milionave njerëzve. Ky takim për herë të parë thirret nga Entiteti ndërsa spiritualistja prononcohet në këtë takim për shkak të kualiteteve që mbart dhe detyrës së realizuar e të kryer prej Saj në gjenezat e mëparshme.

 

Zonjë e Shpirtit është titull të cilin e mban ai individ që zotëron: Kodin Hyjnor, trup shpirtëror mbi të zakonshmen, tejçim hapësinor me qëllim për të punuar te njerëzit me anë të komunikimit Kozmik e dinamik të Saj.

 

Vitet '93-'94 shënojnë një sërë ngjarjesh të rëndësishme të këtij Misioni, ndër të cilat do të veçonim: hedhjen e themeleve të para të objekteve spirituale (Tempullit të parë shqiptar) ku komuniteti ynë shpirtëror, në mënyrë të organizuar, shpreh lutjet, devocionin dhe përgjërimin e tij shpirtëror prej mëse 10 vjetësh. Deri në këtë vit, për shkak të natyrës gjithëpërfshirëse të këtij Misioni, Zonja mori pjesë në të gjitha takimet me karakter social, fetar dhe kulturor etj., të materializuara këto në takime masive të Zonjës dhe komunitetit të s aj me klerikë shqiptarë dhe të huaj, duke marrë pjesë gjithashtu edhe në ritet e tyre fetare në objektet e tyre të kultit.

 

Po në këtë periudhë ('93-'94), siç ka ndodhur rëndom në historinë njerëzore, pati disa grupe të caktuara njerëzish, të cilët në mënyrë të organizuar nxitën konflikte, përbuzje, urrejtje fetare, dhunime fizike ndaj anëtarëve të këtij Misioni dhe vetë objekteve të Tij, gjë e cila u konkretizua edhe në vendosjen e bombave, eksplozivëve në objektin e Shenjtë “Vakëfin e Qirinjëve”, duke e shembur atë dy herë. Të ndodhur në këto rrethana ne ndërtuam një dhomë në të cilën Vakëfin e kishim brenda dhe 7-10 burra, anëtar bënin shërbim ndaj objektit Spiritual. Por keqbërësit nuk vonuan, vendosën eksploziv sa mundën, ku njëri prej anëtarëve shpirtëror humbi mbi 60% të dritës së syrit. Duke iu referuar ekspertit ligjor për këtë ngjarje, ai u shpreh se: “Këtu ka vërtetë ZOT, sepse me këtë sasi eksplozivi të vënë në këtë Vakëf, të gjithë këta njerëz duhet të kishin vdekur të ndarë në copë”. Për këto ngjarje sa të dhimbshme po dhe aq të turpshme, ka edhe dëshmitarë okular janë të shumtë, ekspertët kriminalistik që u thirrën dhe organet e medias të cilët i paraqitën ato apo edhe organet e medias të cilat i paraqitën ato si ngjarje kriminale ndaj besimit.

 

Gjatë gjithë këtyre viteve megjithëse seriali i shpifjeve në adresë të Misionit dhe të aktivitetit të tij, ka vazhduar në të gjitha format e mundshme që pjell mendja e njerëzve dështakë, Zonja dhe komuniteti ynë ka vazhduar me të njëjtin intensitet punën Spirituale, për të ndryshuar kualitetin e jetës shqiptare në Ballkan që kishte po aq nevojë. Paralel me punën shpirtërore kemi bërë sensibilizimin e të gjitha instancave shtetërore, administrative, për të zgjidhur problemin e Truallit të Shenjtë ku zhvillon aktivitetin e tij ky Mision për shkak të gjetjes së zgjidhjes ligjore siç është vepruar kohë pas kohe për bashkësitë shpirtërore në Shqipëri.

 

bottom of page