
Lutje për ty o Zot
O Zot je Ligji! O Perëndi je Bukuria
Rrjedha dhe Drita për të gjithë
I amëshuar je, Burim i virtytit
E Vërteta, forca që ndryshon je Ti.
I pafund gjithçka përfshin brenda Vetes
Me madhështi e vlerë si vetë je,
Ti je jeta, e burimi i jetës për të gjithë ne
Hapësirë, lëvizje e lëvizja më e madhe je Ti.
Je për pjekja, Rruga, Vullneti je Ti
Harmonia, Fantazia në arritje
Poezi i gjithë botrave i Madhërishëm,
Mendim i Shprehur, Frymëzimi e vetë përmbajtja je.
O Hyj, je Mendimi i Madh që Mendon
Je Lidhja, Ngjyra që çdo gjë kombinon
Je ndërtim, gjuhë e çdo muzike dhe e plotë
Vijmë te Ty, mendojmë, komunikojmë me ligjin Botë.
Perëndi, Formë dhe Energji valët i përhap e lëkund
Ti je Fuqia që atmosferat lidh,
Lartësi, Shenjtëri, Je vetë Diapazon
Ti je lëkundja, lëvizja e pandalur, boshllëku mungon.
Ashtu qoftë !

Pershpirtja ne Truallin e Shenjte
O Zoti Ynë!
Zot i Qiejve dhe i Tokës
Bekimi Yt po ulet në troje shqiptare
Paqja, Mirësia dhe Qetësia i mbuloftë shqiptarët!
Drejtësia Supreme do të ulet sot!
Mundësona të vijmë të paqtuar
Te Ti o Harmoni që të adhurojmë!
Me ndihmën Tënde Bekim të pa mbaruar
Prehje dhe Mirësi veç te Ti ku të kërkojmë!
Aty ku Lutja dhe e plota rezonon!
Aty ku kuptimi vetveten kupton!
Ku Shenjtët prehen o Zot e i Madhi ynë!
Rrugës Tënde kemi kohë që i drejtohemi!
Nga Trualli i Shenjtë të lutemi
Në truallin ku Bekove njerinë
Ndaj sot ndez fjalën dhe qirinj
O Zot duam dhe ndiejmë Perëndinë!
Vetëm Ty të falemi o Zot!
Të lutemi në këtë Vend me Shenjtërim
Pranona o Zot në Tëndin Qëllim
Ku Jeta dhe njeriu janë Amëshim!
Ashtu Qoftë!

Lutja e Misionit Shenjtëror Eleonorë për
kombin shqiptar
Në Truallin e Bekuar, Bekim prej Hyji
Perëndi, Bekim për të gjithë shqiptarët!
Paqe për të gjithë o Perëndi!
Prej Tempullit Spiritual Dritë nga Hyji
O Perëndi, Dritë për të gjithë
Bekim, Paqe, dritë për të gjithë!
Perëndi vijmë te Ti, na Beko!
Perëndi vijmë te Ti, na Paqto!
Perëndi vijmë te Ti, na Ndriço!
Përpara Hyjit përkushtohemi
Përpara Hyjit lutemi
Përpara Hyjit pajtohemi
Përpara Hyjit paqtohemi!
Të falenderojmë o Hyj
Për Shenjtërinë Tënde
Për Diturinë Tënde
Për Dashurinë Tënde
Për Mirësinë që na jep
Për Mirësinë që na dhe
Mirësinë për të gjithë shqiptarët
Fjala Jote e Shenjtë o Perëndi, për kombin shqiptar
Harmonia Jote o Perëndi, mbi kombin shqiptar
Dashuria Jote o Perëndi, mbi kombin shqiptar!
Ashtu qoftë!
