
DHUNA ME E FUNDIT NDAJ MISIONIT SHENJTEROR, KRYETARES SE MISIONIT ZONJES SE SHPIRTIT ELEONORE BREGU, FAMILJES SE SAJ DHE KOMUNITETIT FETAR
U bene 17 vjet qe gjendemi ne nje stuhi te vazhdueshme dhune fizike, psikologjike, kercenimesh, represioni, fyerjesh, shpifjesh, nderpjerjesh te ceremonive fetare…
Ne vitin 1987 lindi Misioni Shenjteror Eleonore dhe drejtohet nga Zonja e Shpirtit Eleonore Bregu. Qe prej vitit 1993 e deri me sot, ne truallin ne te cilin ka zbritur ky Mision fetaro humanitar, per shkaqe pretendimesh te pabazuara pronesie, jemi gjendur dhe jemi ende sot perballe dhunes se vazhdueshme (te diteperditshme) nga pronare firmash, pretendente per pronare, policia private, policia shteterore (kryesisht grupet e gatshme dhe Komisariati nr.1 Tirane), Komuna Farke…
Ka 17 vjet qe bejme kallezime penale dhe denoncime neper komisariate, Prokurorine e Rrethit Tirane, Avokati i Popullit, ministra, pushtetare, Kryeministrat dhe Presidentet e te gjitha koherave, shoqatave te ndryshme, ambasadave, Trupit Diplomatik… Pergjigja? Ende pa pergjigje!!!
Ne prokurori ende “flene” dosjet kur na kane vene eksplozive, dinamite neper kultet e Shenjta dhe ne disa raste ne kokat tona ne gjume e siper… Autoret jane me statusin “ne kerkim”, nderkohe qe nje pjese e mire e tyre i shohim cdo fundjave si bodyguard-e neper pub-et e ndryshme te Tiranes… Edhe sa vite te tjera do jene ne kerkim…?!
Çeshtja rendohet edhe me shume kur ne me te shumten e rasteve qe kemi kerkuar ndihme nga organet e rendit per shuarje konflikti dhe per mbrojtjen tone, ajo cka na ka gjetur nuk ngjante aspak me mbrojtje. Vete policet neper rajonet e tyre na kane rrahur, fyer, poshteruar, denigruar… Disa prej ketyre policeve, me te shumtet e te cileve ndodhen ne Komisariatin nr.1 Tirane, realisht kur na kane rene ne njeren ane, jane tallur duke na kerkuar t’u kthejme anen tjeter, si fetare qe jemi ne syte e tyre…
Ku te ankohemi? Askush nuk kthen pergjigje dhe askush nuk ben asgje…
Tentuam nje hap me tej perpara pak ditesh. Zonja e Shpirtit, familja e saj dhe disa titullare te Misionit Shenjteror Eleonore, bllokuan rrugen perpara Komisariatit nr.1 dhe njoftuam masmedian, me qellim sensibilizimin e opinionit publik. Por c’bene punonjesit e rendit? Tentuan te na shtypin me makinat e policise… Dhe me pas 11 ore panderprerje dhune fizike ne komisariat…
Ngjarjet me te fundit. Qe prej dates 19 shtator 2010, e deri me dt 25 shtator, cdo dite, ne Misionin tone fetar persona te dyshuar vijne e na qellojne me gure e sende te forta, na fyejne, poshterojne, hyjne me dhune e na rrahin. Pse? Sepse ata nuk i drejtohen dot organeve kopetente per te ekzekutuar pretendimin per pronen e tyre, sic parashikohet ne kushtetuten tone. Dhe ngaqe shteti nuk ja ka dhene kete prone, keto 17 vjet, njesoj si dhe ditet e fundit, paguajne police e dikastere te ndryshme sidomos Komunen Farke, qe te ushtrojne dhune mbi ne, me shpresen se do lodhemi, do dorezohemi…
Keta shtetas me prirje kriminale jane Bledar Vorpsi, Ardjan Drenovci dhe Rakip Vorpsi. Vetem pergjate diteve te fundit nuk numerohen provat filmike qe disponojme duke filmuar keta Vorps qe hedhin mbi ne gure e sende te forta… Hyjne me dhune dhe na thyejne forcerisht mjetet e punes… Shajne me nje fjalor qe i kemi denoncuar ne komisariat dhe i kemi kallezuar penalisht ne prokurori, por jo ketu… Jo me larg se dje, njeri prej tyre Ardjan Drenovci rrezoi drejtuesen e ketij Misioni, Zonjen e Shpirtit, nga nje skarpare e larte 5-6 metra lartesi… Ndersa sot, Bledar Vorpsi tentoi dhe dicka qe nuk e kishte provuar me pare ne ato qindra e qindra raste te dhunshme ndaj nesh nder vite: ngacmoi seksualisht antaret gra e vajza te ketij komuniteti fetar… Pse? Qe te ngjallte kunder-reagimet tona…
Ne disa prej ketyre incidenteve, disa police te ndryshem qe vinin ne vendngjarje, na pyesnin se pse nuk bejme kallezim penal ndaj Vorpsve dhe pse nuk kerkojme ndihmen e organeve kopetente. Mirepo zv.kryetari i Misioni Seint Roel Zhitoni i pergjigjet njesoj pyetjeve te tilla:
“Si te kerkojme mbrojtjen tuaj, kur ju mbroni interesat e atyre qe ju paguajne me shume? Dhe ne rastin tone ne s’kemi paguar asnjehere, ndaj dhe kemi qene zbuluar. Qe te kerkojme ne mbrojtjen tuaj, d.t.th. qe te kerkojme te kalojme nga shiu ne bresher, sepse nese duhet te zgjedhim mes gureve te Vorpsve dhe shkopave te gomes ne qelite tuaja nderkohe qe jemi dhe te prangosur, atehere logjika me thote qe me mire zgjedh te paren. Eshte e keqja me e vogel…”
Ne komisariatin nr.1 Tirane, oficeri gjyqesor Krenar, diten e diel dt 20 shtator, e kercenoi boterisht Zonjen e Shpirtit: “Te betohem me jeten time se nga ky komisariat ti do shkosh drejt e ne burg, dhe te gjithe keto uniforma policie qe sheh ketu do te te hane te gjalle… do te te hane dhe veshet…”
Kete mbrojtje na sugjeroni qe te kerkojme? Ju faleminderit, dhe ju lutemi te na “mbroni” sa me pak!!!
Para 3 netesh afer Misionit tone erdhi nje punonjes policie, me makine policia me targe Policia 1572 fotografoi ne distance. Ne rregull deri ketu. Por me pas na shau, na kercenoi, na qelloi me gure nga rruga. Dhe kjo eshte e fotografuar, se bashku me dhjetera e dhjetera prova material qe jane depozituar kudo. Kete mbrojtje te kerkojme nga shteti…?!
Jemi ne nje rreth vicioz. Pretendentet per pronare Vorpsi, nuk e kerkojne dot mbrojtjen e shtetit per nje prone qe s’e kane, sepse e kane me dokumentacion te fallcifikuar nga Fatbardh Plaku. Por edhe sikur ta kerkonin, Permbarimi nuk ekzekuton dot se nuk ka c’te ekzekutoje. Ndersa ne nuk i drejtohemi dot me shtetit, se na mjafton kjo experience 17 vjecare me punonjes policie qe nuk denjojme t’i quajme te tille, sepse jane kriminele potenciale te veshur me uniforma, tagra, kopetence, arme, tituj e mjete…
Nuk e dime pervec nesh kush do jete ne kete situate neser, edhe pse s’ja urojme askujt!
Departamenti I Informacionit
Misioni Shenjteror Eleonore
