

Më dt. 25.06.2007, ora 10:00 në Misionin Shenjtëror Eleonorë, persona të paidentifikuar me mjete të Policisë Ndërtimore dhe të firmës private “Fusha” shpk, pa dhënë asnjë njoftim, filluan shembjen e Portës kryesore të Misionit dhe vendstrehimin e njerëzve të braktisur, si dhe zaptuan një pjesë të Truallit që është pronë legjitime e Misionit Shenjtëror Eleonorë, e regjistruar në ZRPP, me nr. pasurie 109/103. Më pas ata zaptuan edhe një tjetër pjesë të truallit tonë që i kemi blerë Familjes Bogdani dhe si pasojë është pronë legjitime e Misionit Shenjtëror Eleonorë.
Demtimi i Truallit dhe objekteve te Misionit nga Komuna e Farkes per ti hapur rruge ndertimit te pallateve
Historia e nje krimi
Më dt. 24.05.2007, ora një pas mesnate, dy persona të paidentifikuar, me veshje posaçme për të mos lënë gjurmë, si doreza, veshje të gomuara, kanë hyrë në dhomën ku Zonja e Shpirtit Eleonorë kishte kryer një seancë Spirituale (proçes lutjesor).Hyrja e tyre në ndërtesën e Selisë së Shenjtë të Misionit është bërë duke përdorur pajisje të sofistikuara, për të mos lënë gjurmë, për të mos shkaktuar dëmtime materiale.
Tetë orë e gjysëm më vonë, rreth orës 09:30 të paradites, njëra nga vajzat e Zonjës , Florida , e më pas mjekët e lajmëruar e gjejnë Zonjën e Shpirtit me konvulsione, me të vjella, diareh dhe me djersitje të njëpasnjëshme. Brenda pak minutave mjekët i dhanë Zonjës ndihmën e shpejtë mjekësore, me serume dhe medikamente, duke e ndihmuar të vjellë sërish, pasi sipas tyre konvulsionet duhet të ishin shenjat e fundit të jetës së saj.
Zonja e Shpirtit Eleonorë Bregu vetëm pak orë pasi kundër saj ishte kryer akti kriminal i helmimit deklaroi për median, prokurorinë dhe publikun e gjerë:
“Rreth orës një të mëngjesit të ditës së sotme, dëgjova zhurmën e hapjes së dritares me forcë dhe rënien e një peshe dhe më pas kostatova njerëzit. Hapa sytë, ishte gjë e pazakontë. Kostatova dy burra me maska të zeza, me këpucë të bardha si të operacionit, me veshje të zezë të gomuar si veshje e krahasuar me atë të polumbarit, dhe doreza të zeza për të mos lënë shenjë, pothuajse nuk flisnin fare. M'u drejtuan dhe më bënë shenjë që të mos flisja. Unë i pyeta: “ Kush jeni ju? Çfarë kërkoni? Pse keni hyrë në Misionin tonë?” Dy duar më hapën nofullën, një dorë e tretë më mbylli hundën dhe me dorën tjetër më futën në gojë një shishe spitalore dhe jo e zakonshme me lëng të bardhë të cilën e shtrëngonin. Tentova, tentova, isha e detyruar të gëlltisja se nuk kisha rrugë tjetër. “Do të të zhdukim më thanë, do të të zhdukim. Do të të asgjesojmë familjen dhe Misionin Tënd”. Ata janë larguar nga dhoma ku qëndroja dhe kam dëgjuar hapat e tyre duke hyrë në ambjentet e tjera të Selisë dhe zhurma që ngjanihe n me ato të aparateve fotografike. Mbas kryerjes së aktit të helmimit ata kanë komunikuar mes tyre duke thënë: “materialet merri të gjitha me vete dhe të zhdukim provat materiale”. Ata dolën nga dritarja që hynë”.
Pasi atentatorët u larguan, Zonja u zvarrit dhe me sforcim maksimal arriti të shkruante një letër për fëmijët e saj dhe për komunitetin:
“MAMA, DY NJERËZ ME MASKA MË DHANË HELM. MË MORËN TRUPIN POR JO MISIONIN. LAVDI ZOTIT! (në fund kishte vendosur firmën e saj).
Pasi ata u larguan, të Shenjtët punuan për t'i mbrojtur Zonjës trurin, zemrën dhe organet vitale.
Gjendja aktuale e Zonjës së Shpirtit,
Falë Zotit dhe Lidhjes Spirituale, Zonja e Shpirtit arriti t'i mbijetonte efektit të helmit për më shumë se nëntë orë e gjysëm deri në mbërritjen e mjekëve, të cilët i dhanë asaj ndihmën e shpejtë. Aktualisht, Zonja është e ndërgjegjshme, e vetëdijshme dhe ushtron plotësisht funksionet e detyrave të Saja si në apsektin spiritual edhe në atë administrativ. Organet e Saj jetësore si truri, zemra, veshkat, mëlcia dhe mushkërite janë të normalizuara.
Zhvillimet e fundit:
Por nga ana tjetër, për arsye sigurie, dhe mosbesimi në disa qarqe të inkriminuara të organeve kompetente, në datë 25 Maj, Zonja e Shpirtit u largua për në Turqi, në Spitalin Amerikan të Stambollit për arsye se:
• Për të marrë një ndihmë të specializuar mjekësore për shpëtiminin dhe sigurimin e jetës së Zonjës.
• Për të kryer ekzaminime të detajuara mjekësore me qëllim ruajtjen e organeve vitale të Saj.
• Identifikimin e substancës helmuese të përdorur, gjatë aktit të helmimit më dt. 24.05.2007.
Pas ekzaminimeve të kryera në Spitalin Amerikan të Stambolit, sipas mjekëve rezultoi se:
Zonja është intoksikuar me një substancë gjumë-ndjellëse (efekti i së cilës është 3 deri në 5 ditë),e cila quhet në gjuhën mjekësore Benzodiazepine.
Kjo substancë, sipas mjekëve shkakton:
• Gjendje kome.
• Asgjesimin e kujtesës dhe e proçeseve psikologjike të Zonjës së Shpirtit, dëmtim të sistemit nervor qëndror, për të mos u kryer
më Kontaktin Spiritual me Qiellin.
• Paralizim të plotë të trupit fizik.
• Vdekje (“siç ka ndodhur në më të shumtën e rasteve”, deklarojnë mjekët).
Nga burimet tona konfidenciale, ekspertët në fjalë shprehin se ky lloj helmi nuk mund të gjendet lehtë, pasi siç shprehen ata, ky lloj helmi është përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore (Holokausti) dhe nga ajo kohë ky helm ka dalë jashtë qarkullimit, dhe në shumë shtete është ndaluar me ligj përdorimi i tij.
Nga faktet e mësipërme dhe duke analizuar zbatimin e këtij atentati nga vrasësit në nivelin më profesional të mundshëm, nuk ka asnjë arsye të besohet se atentatorët ishin amatorë dhe se mund të kishin motive të dobta, si konflikt pronësie, etj.
Por siç i thanë edhe vetë ata Zonjës, atentatorët kishin si qëllim zhdukjen e Saj dhe të Misionit Shenjtëror Eleonorë.
Shpjegojmë gjithashtu, se arsyeja e vizitës së Zonjës, në Spitalin Amerikan të Stambollit u mbajt e fshehtë deri në kthimin e saj, për dy arsye:
1. Për mbrojtjen e integritetit të Saj fizik.
2. Për të mos lejuar ndërhyrje në rezultatet e analizave, nga palë të interesuara që duan të fshehin të vërtetën.
Arsyet kryesore të mundshme të këtij atentati besojmë se janë:
Nëse do t'i rikthehemi një retrospektivi të çastit të parë të atentatit do të shprehnim këto arsye që çuan në kryerjen e tij:
Së pari , për herë të parë në historinë religjoze dhe Misionare, gjatë të gjithë historisë së njerëzimit të njohur prej nesh, një Mision i Shenjtë i këtyre përmasave, udhëhiqet nga një grua Misionare, pra për herë të parë Lidhja apo Rilidhja me Qiellin i jepet një gruaje, që ta udheheqë këtë Mision me të gjitha vlerat dhe atributet femërore e amësore siç është: Ruajtja dhe mbrojtja e jetes në mënyrë të pakushtëzuar, e cila bie ndesh me të gjithë historinë e religjioneve (dhe jo vetëm), ku burri ka qënë dhe është në një nivel superior në raport me gruan dhe në një raport të privilegjuar me Zotin.
Së dyti : Zonja e Shpirtit Eleonorë Bregu është e vetmja spiritualiste në Tokë që zotëron Kodin s piritual për t'u lidhur me q iellin, Hyjin, dhe përdorimi i këtij preparati do sillte fshirjen e memories dhe asgjesimin e k ontaktit s piritual me q iellin.
Së treti : Misioni s henjtëror Eleonorë është z bulesa më e fundit deri më tani, e cila sjell një mendim të ri dhe një këndvështrim të ri bashkëkohor të të kuptuarit të njeriut, botës, z otit, h yjnores në përgjithësi dhe aplikimit të Tyre . k jo gjë mishërohet në d oktrinën tonë Misionare, materializuar në dy librat e Zonjës me natyrë filozofiko-spirituale: “Njeriu përballë Qenies” dhe “Kozmosi dhe Ne” , njëra nga devizat e së cilës është: “Beso me logjikë, me arsye”.
Dhe të besuarit me arsye në Misionin tonë, nënkupton zbatimin e devizës tjetër të kësaj Zbulese të r e Qiellore: “Lejohet çdo gjë që i shërben jetës dhe e mbron atë, si dhe ndalohet çdo gjë e cila e dëmton atë”. Ndërsa në anën tjetër, disa nga dogmat religjioze sot përhapin dhe aplikojnë idenë se në emër të Zotit dhe fesë, mund të vihen bomba, mund të vriten qindra mijëra njerëz, të ndalohet apo të paragjykohet progresi shkencor në emër të Zotit, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur ekzistencën e Zotit si Krijues dhe mbrojtës i Jetes duke shkaktuar kështu për pasojë destabilitet fetar.
Së katërti , tentativa për eleminimin e Zonjës së Shpirtit ndodh në një kohë kur pak ditë na ndajnë nga një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, siç është vizita e Presidentit Amerikan G. W. Bush. Në këtë kontekst, ata u perpoqën që të bënin çdo gjë në prag të vizitës së Shkëlqesisë së Tij për të përshkallëzuar dhe të përshpejtuar këtë luftë fetare, si dhe u tentua të shkaktojë destabilitet politik në Shqipëri .
Aludimet në Masmedia për ngjarjen,
Si fillim, dëshirojmë të falenderojmë atë pjesë të masmedias e cila ka mbajtur një qëndrim asnjanës duke pasqyruar ngjarjen, faktet, pohimet
ashtu siç ka ndodhur.
Ndërsa, për atë pjesë të masmedias e cila ka aluduar se kjo mund të ishte një ngjarje e inskenuar, duke lënë mënjanë për një çast konkluzionet
mjeko-ligjore të cilat vërtetojnë shkencërisht tentativën për vrasje nëpërmjet helmimit, kemi vetëm një pyetje:
Përse duhet të habiteni në lidhje me vërtetësinë e kësaj ngjarje?
Historia na tregon se të gjithë m isionarët që kanë sjellë një Zbulesë të Re, e cila me kalimin e shekujve është shndërrohet në fe, janë sulmuar, janë vrarë, janë kryqëzuar, janë varrosur për së gjalli, janë helmuar, janë fyer e poshtëruar, etj. Pra, është e njëjta histori e turpshme që ripërsërit vetveten.
Ndërkohë, që nuk ka asnjë arsye që Zonja e Shpirtit të inskenonte një ngjarje të tillë, duke qenë se gëzon shëndet të plotë mental dhe fizik.
Për më tepër, janë me qindra anëtarë, besimtarë dhe mjekë të pranishëm të cilët panë Zonjën pas ngjarjes, gjatë konvulsioneve dhe të vjellave.
Janë po këta njerëz që dhanë ndihmën e parë dhe të shpejtë mjekësore.
Në lidhje me hipotezat e tjera, për të cilat aludojnë disa media, ju vëmë në dijeni se ky atentat nuk mund të ishte nga palët në konflikt pronësie,
pasi problemet me pretendentin për pronar zotin Dilaver Ymeri, u zgjidhën. Ndërsa, në lidhje me çështjen gjyqësore ku pretendente është
familja Vorbsi, çështja u kthye në favorin tonë, që në çastin kur ne investiguam dhe vërtetuam falsitetin e dokumentacionit të tyre të parregullt
tekniko-ligjor.
Me fjalë të tjera nuk kemi asnjë konflikt aktual pronësie edhe për faktin se që prej nëntorit 2006 jemi në proçes legalizimi.
Si konkluzion:
Kjo është një luftë fetare e cila synon eleminimin fizik dhe spiritual të Zonjës së Shpirtit Eleonorë Bregu dhe zhdukjen e
Misionit Shenjtëror Eleonorë.
Për spjegime më të detajuara në lidhje me këtë luftë fetare si dhe për ngjarjen, Zonja e Shpirtit deklaron se është e gatshme të bashkëpunojë jo vetëm me organet kopetente që kanë çelur proçedimin penal të cilat po hetojnë mbi ngjarjen, por njëkohësisht është po kaq e gatshme të përballet publikisht në masmedia me psikologë, psikiatër, filozofë, juristë etj. për të bërë prezent shëndetin e Saj mental dhe aspiratat e Saj
vlerore si Misionare.
I gjithë komuniteti ynë Misionar i kërkon Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Alfred Moisiu, Kryeministrit të Shqipërisë Prof.Doc. Sali Berisha si dhe të gjitha instancave përkatëse, për mbrojtjen e integritetit fizik të Misionares sonë, familjes së saj dhe të Misionit që ajo drejton prej 20 vjetësh.
DEKLARATA
Hakmarrja e Kryetarit te Komunes Farke z. Fatbardh Plaku, pasi nuk i dhame 100 milion leke me 1997
Më dt. 25.06.2007, ora 10:00 në Misionin Shenjtëror Eleonorë, persona të paidentifikuar me mjete të Policisë Ndërtimore dhe të firmës private “Fusha” shpk, pa dhënë asnjë njoftim, filluan shembjen e Portës kryesore të Misionit dhe vendstrehimin e njerëzve të braktisur, si dhe zaptuan një pjesë të Truallit që është pronë legjitime e Misionit Shenjtëror Eleonorë, e regjistruar në ZRPP, me nr. pasurie 109/103. Më pas ata zaptuan edhe një tjetër pjesë të truallit tonë që i kemi blerë Familjes Bogdani dhe si pasojë është pronë legjitime e Misionit Shenjtëror Eleonorë.
Sapo filloi ngjarja, përfaqësues nga Misioni, u kërkuan këtyre personave, Vendimin për ekzekutimin e prishjes (nëse ekziston një i tillë) dhe dokumenta përfaqësimi nga Institucioni që i ka dërguar. Ata refuzuan të identifikohen dhe të na paraqesin dokumentacionin e kërkuar në mënyrë legjitime prej nesh. Ne i treguam këtyre personave, dokumentacionin tonë ligjor, si më poshte vijon:
Çertifikatën e Pronësisë të truallit të cënuar.
• Kërkesë për Sigurim Padie, regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dt. 22.06.2007.
• Akt ekspertimin, sipas së cilit vërtetohet se projekti i Rrugës nga Komuna Farkë cënon pronësinë legjitime tonën, ndaj ky projekt është i kundraligjshëm.
• Vërtetim nga ALUIZNI, sipas së cilit i gjithë trualli i Misioni dhe objektet e kultit të ndërtuara në të janë në proçes legalizimi. Sipas ligjit për legalizmimet asnjë organ nuk mund të veproj mbi këtë truall dhe objekte, pa përfunduar ky proçes.
• Udhëzimi i Kryeministrit Prof.Dr. Sali Berisha drejtuar Ministrisë së Punëve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit, që të ndiqet me përparësi çështja e Truallit të Misionit Shenjtëror Eleonorë konform ligjit të legalizmit ,dokument ky i bërë publik nga Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun z. Elham Sharra, dt. 31.05.2007.
• Udhëzimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZMI-t Prof. Dr. Shaban Memia, drejtuar Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t të Qarkut Tiranë, ku kërkohet ndjekja e proçesit të Legalizimit konform ligjit.
Por personat e sipërpërmenduar refuzuan të njihen me dokumentat ligjor të paraqitur nga Misioni dhe filluan të ushtrojnë dhunë fizike ndaj Familjes së Zonjës së Shpirtit Eleonorë Bregu, Nënkryetarit të Misionit, anëtarëve dhe besimtarëve të pranishëm. Fillimisht tetë prej këtyre burrave rrahën dhe keqtrajtuan fizikish t (me grushta dhe shkelma) dy vajzat e Zonjës (përkatësisht në moshë 20 dhe 22 vjeç) si dhe një besimtare minorene katërmbëdhjet vjeçare. Mbasi rrahën vajzat e Zonjës, ata goditën brutallisht djalin e Zonjës që është njëkohësisht edhe Nënkryetari i Misonit Roel Zhitoni, si dhe të vetmin anëtar mashkull prezent në ato momente Arben Reka, të cilit përveç të tjerash i thyen edhe krahun e djathtë. Ndërkohë një prej këtyre personave i armatosur, na drejtoi armën dhe na kërcënoi se do të na vriste. Të gjendur përballë kësaj situate alarmante, për integritetin tonë fizik, njoftuam Sallën Operative të Komisariatit nr. 1 Tiranë, e cila dërgoi një furgon me punonjësit e Policisë së Shtetit (grupi i gatshëm), me targë POLICIA 0677. Por edhe këta policë në vend që të ushtronim detyrën konform ligjit në mbrojtje të grave, vajzave dhe anëtarëve të Misionit Shenjtëror Eleonorë, të cilëve u kërcënohej jeta, vazhduan dhe progresuan dhunën fizike kundrejt nesh.
Drejtuesit e Misionit, i shpjeguan Punonjësve të Policisë se njerëzve të Misionit tonë u kërcënohej jeta dhe pikërisht për këtë fakt, jemi ne që kërkuam mbrojtjen dhe ndihmën e shtetit. Ne u treguam Policëve dokumentacionin ligjor të sipërpërmendur. Por këto segmente të korruptuara të Policisë në prezencë të dhjetra televizioneve si: Topmedia, Klan, A1, etj., vazhduan dhunën fizike ndaj grave, vajzave, familjes së Zonjës, Nënkryetarit e shumë të tjerëve. Më pas policët shoqëruan me furgonin e tyre Nënkryetarin e Misionit Roel Zhitoni dhe katër anëtarë të Misionit: Arben Reka, Erenler Aidinlli, Dritan Karadaku dhe Artur Rusi për në Komisariatin nr. 1. Gjatë rrugës si dhe në dhomat e paraburgimit u vazhdua ushtrimi i dhunës fizike dhe psikologjike ndaj Nënkryetarit Zhitoni dhe anëtarit Arben Reka.
Ndërkohë, u shemb porta kryesore e Misionit me një vlerë 1.400.000 lekë të reja, vendstrehimi i njerëzve të braktisur 3.300.000 lekë të reja dhe u zaptua në mënyrë të kundraligjshme rreth 3.000 m 2 të të gjitrhë Truallit, 800 m 2 prej të cilëve janë blerë Bogdanëve në vlerën 46.400 $.
Kostoja e dëmit material të shkatuar është rreth 10 milion lekë të reja.
Komuniteti ynë Misionar e shpirtëror i bën Apel Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrit të Punëve Publike, Trasporteve dhe Telekomunikacionit, si dhe të gjithë njerëzve të mirë dhe dashamirës kudo që ndodhen të ndihmojnë për mos cënimin e jetës së Zonjës së Shpirtit Eleonorë Bregu, familjes së saj, anëtarëve, besimtarëve si dhe objekteve të kultit të Misionit Shenjtëror Eleonorë.
Diten e ngjarjes, me dt. 25.06.2007, diten e dhunes se ushtruar mbi pronen tone, mbi vajzat dhe grate anetare te Misionit, mbi familjen e Zonjes se Shpirtit, nga segmente te korruptura te Komunes Farke, Policia Ndertimore Tirana Rrethi dhe Komisariatit nr. 1, organe te policise dhe masmedias mashtruan opinionin publik duke serviruar dhe inskenuar situate dhe ngjarje te paverteta, ku sipas tyre:
• Besimtaret e Misionit tone kane qene te dhunshem dhe agresive ndaj forcave te policise ndertimore dhe me pas ndaj atyre te rendit.
• Besimtaret e Misionit tone kane qellur me gure dy punonjes te Policise Ndertimore dhe se njeri prej tyre eshte jashte rrezikut per jeten.
• Projekti i rruges i paraqitur nga Komuna Farke, nuk po e cenon pronen tone.
• Projekti i rruges qe po zbatohet ne maje te kodres eshte ne vazhdim te projektit per Unazen e Re.
Te gjitha keto, sa me siper perbejne nje mashtrim dhe deformim te madh mediatik dhe policor, sepse:
• Diten e ngjarjes kane qene prezent disa televizione te cilat filmuan dhunen e ushtruar nga forcat e rendit dhe nga ato te policis ndertimore kundrejt anetareve dhe familjes se Zonjes. Keto filmime u trasmetuan si “lajm”, por cuditerisht, pavaresisht se komentimi i keqperdorjes sikur ne ushtruam dhune, kushdo qe i ka pare lajmet, ka pare se pamjet filmike deshmojne ne kunderten. P.sh. ne nje prej ketyre momenteve, Nenkryetari i Misionit Roel Zhitoni dhe disa besimtare, ishin duke u prononcuar perpara kameras se TV Klan duke spjeguar se policia po ushtron dhune fizike ndaj tyre, se policia ndertimore ka ardhur pa vendim, se ajo po cenon pronen tone legjitime te regjistruar ne ZRPP etj. kete interviste ai po e jepte me dokumenta ne dore (flete formati A4). Ne interviste, sic u ilustrua edhe me pamjet filmike te televizioneve te pranishme, atij (Nenkryetarit) i turren tre police te grupit te gatshem te Komisariatit nr. 1 Tirane , te automjetit furgon me targe Policia 0677, te cilet e godasin me grushta e shkelma, i vene prangat, dhe tentuan ti thyejne krahun e majte, e godasin serisht me grushta e shkelma, derrisa e zvarrisin deri brenda ne furgon. Perseri pamjet filmike ilustruan dhe dhunen e perdorur ndaj tij brenda ne furgon dhe sic deklaron Roel Zhitoni kjo dhune fizike eshte vazhduar dhe ne dhomen e paraburgimit ne te cilen e futen dhe e rrahen serisht.
Te nderuar zoterinj te opinionit publik, duke ju kerkuar qe te mbeteni vetem me opinionin tuaj te pavarur (jashte cdo keq interpretimi apo mashtrimi te masmedias) ju drejtojme kete pyetje: cfare rreziku potencial mund te prodhoje nje njeri i cili nuk po kundershton policine, por “krimi” i vetem i te cilit eshte dhenia e nje interviste ne televizion dhe “arma” e vetme ne duart e tij ishin thjeshte dokumenta zyrtare?! A mos valle cdo njeri me fletushka ne dore dhe duke dhene interviste duhet dhunuar, rrahur, poshteruar, kercenuar?!
2 . Policia dhe masmedia zmadhojne mashtrimin duke u prononcuar se qenkerkan plagosur dhe punonjes policie. Pamjet filmike jo vetem qe nuk e provojne kete mashtrim, por perkundrazi faktet dalin kunder policise dhe te dhunuarit jemi ne dhe vajzat tona, disa prej te cilave 22, 20 dhe 14 vjec. E c'rrezik mund te prodhonin keto vajza qe jane rrahur “per vdekje” nga policia??
Megjithate, policet qe pretendojne se jane dhunuar nga ne, nuk kane bere asnje akt-ekspertimi mjeko-ligjor ku te faktonin pretendimin e tyre, nderkohe qe te vetmet pjese qe policet i kane pak te demtuara jane grushtat dhe kepucet ushtarake te tyre…
Ndersa ne anen tjeter, anetaret dhe besimtaret tane kane bere akt-ekspertimin mjeko-ligjor, i cili verteton se jane gjetur shenja te dukshme dhune dhe plagosjeje ne te gjithe trupat e vajzave dhe besimtareve tane, te cilet kane bere dhe kallzim penal ne prokurori ku paditin segmente te korruptuara te policise per ushtrim dhune fizike dhe psikologjike.
Te demtuarit nga Misioni yne jane:
• Ledia Dybeli 14 vjec.
• Edlira Duka 20 vjec (vajza e vogel e Zonjes).
• Florida Duka 22 vjec (vajza e dyte e Zonjes).
• Roel Zhitoni, 29 vjec (djali i Zonjes, Nenkryertar i Misionit).
• Arben Reka: 31 vjec, anetar.
• Fiqerete Agia 41 vjec (anetare, nena e Ledia Dybelit)
Dhe te gjithe keta, kane marre dhe vertetimin mjeko-ligjor, ku faktohet, dhuna e ushtruar ndaj tyre.
I vetmi person “i plagosur” ne kete ngjarje te rende per ne, eshte nje person civil, i cili ka kercenuar Fiqerete Agian dhe vajza e saj katermbedhjetevjecare Ledia Dybeli e tronditur ndaj keqtrajtimit qe po i behej nenes se saj, godet me dhé te thare kete person civil, i cili kishte hyre arbitrarisht ne kete ngjarje pasi nuk kishte asnje lidhje me te.
3 . U perhap lajmi i rreme se projekti i rruges se Komunes Farke nuk e cenon pronen tone. Trualli ne te cilen Misioni yne ushtron aktivitetin e tij fetaro-humanitar, perbehet nga tre pjese: rreth 4.000 m2 jane te blera dhe ne process blerje, per te cilat disponojme te gjithe dokumentacionin e rregullt tekniko-ligjor dhe te regjistruar ne ZRPP, me nr. pasurie 109/103. pjesa tjeter e truallit eshte ne proces legalizimi, ne perputhje me “Ligjin per legalizimet”.
Kur Komuna Farke, e kryesuar nga Fatbardh Plaku vjet me dt. 22 mars 2006 (Diten e Shenjte te Sulltan Nevruzit) na nderpret veprimtarine fetare dhe filloi te prishte objektet tona ne pronen tone. Per kete shkelje, Misioni yne ngriti padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Gjyqtarja e ngarkuar per shqyrtimin e kesaj Ceshtjeje, Enkela Bajo, ngarkoi eksperten Elvira Aliaj qe te bej nje akt-ekspertimi per te vertetuar nese projekti i Komunes Farke e cenon apo jo Pronen e Misionit Shenjteror Eleonore. Pasi kjo eksperte kreu te gjithe studimin tekniko-ligjor te dokumentacionit te prones sone legjitime dhe te projektit te rruges se Komunes Farke, u shpreh se projekti i kesaj Komune eshte i kundraligjshem sepse cenon pronen e Misionit tone.
Meqenese ekspertimi ne fjale eshte ne favor te Misionit dhe kunder Komunes Farke, Gjyqtarja Enkela Bajo, ne menyre te kundraligjshme la ne fuqi projektin po kaq te kundraligjshem te Komunes Farke.
4 . Komuna Farke dhe Kryetari i saj Fatbardh Plaku mashtron se trualli ku shtriheshin objektet e kultit qe u prishen ne Misionin tone, sherbente per ndertimin e Unazes se Re. Shkaku kryesor i kesaj hakmarrjeje eshte se ne Vitin 1997, Kryetari i Komunes Farke z. Fatbardh Plaku i ka kerkuar si rryshfet vleren 100 milion leke te vjetra, disa prej perfaqesuesve te Misionin duke na kercenuar: “me jepni 100 milion nese nuk doni t'u hap probleme….”
Nderkohe, jo vetem qe kjo eshte nje rruge sekondare dhe nuk ka te bej fare me projektin e Unazes se Re, por perkundrazi, trualli qe Komuna “vodhi” Misionit tone i eshte dhene per ndertim firmave private I&L shpk
Pra jane hapur gropa per ndertime pallatesh. Gjithcka antiligjore qe behet kunder komunitetit tone misionar nga Komuna, Policia Ndertimore dhe Policia e Komisariatit nr. 1, behet per interesa dhe motive te dobta monetare.
5. Se fundi, Policia Ndertimore shembi “Vendstrehimin e njerezve te braktisur” qe eshte i vetmi vend ne Misionin tone ku strehohen gra e vajza te braktisura.
TE DHENAT
![]() Porta ne hyrje te Misionit | ![]() Shembja dt 25.6.2007 | ![]() Pas shembjes |
|---|---|---|
![]() Strehimi i te braktisurve |
Regjistrimi Zyrtar i Misionit ne Gjykaten e Tiranes ne vitin 1994
Regjistrimi zyrtar i Misionit ne Gjykaten e Tiranes ne vitin 2005
Leter drejtuar Presidentit te Republikes dt.08.08.2007, faqe1, faqe2, faqe3




