top of page

20 korrik 1987 
Kjo datë shënon kontaktin e parë spiritual të Zonjës së Shpirtit me Entitetin e Shenjtë Abdyl Qesaraka. Në këtë takim Entiteti aktualizoi vullnetin Hyjnor sipas të cilit Zonja duhej të fillonte aktivitetin spiritual, me qëllim zbritjen dhe rivendosjen e ekuilibrit në Tokë, pra rilidhjen e planetit me Qiellin, një detyrë madhore kjo të cilën Zonja e morri përsipër dhe nisi kështu punën Misionare. 

1987-1988 
Në këtë fazë Entiteti udhëhoqi kualifikimin spiritual të Zonjës, i nevojshëm që Ajo të realizonte detyrën e saj. Bëhet fjalë për një process spiritual, I cili u krye vetëm nga Entiteti. Ky process udhëheq Urdhrin Shpirtëror dhe pasohet nga Nivelet Qiellore, përmes të cilave realizohet purifikimi psiko-fizik I atij që pranon urdhrin. 

1988 
Pas përfundimit të këtij kualifikimi, Zonja nisi punën e saj misionare, fillimisht në banesën e saj familjare që sot është shndërruar në qendër muze të emëruar “Vendzbritja e të Shenjtit” në nderim të këtij momenti dhe Evenimenti Kozmik. Deri në vitin 1990 ky aktivitet u krye në fshehtësi të plotë dhe gjatë kësaj periudhe puna misionare e Zonjës u përqëndrua në ndihmë konkrete që nga problemet individuale e deri tek ato kombëtare. Besimtaret komunikonin me Entitetin ne lidhje me problemet e tyre. Nje nga pyetjet interesante ishte nese do te kete permbysje te botes ne vitin 2000 apo ne vitet e mepasshme. Pergjigja e Entitetit ishte se:- nuk do te kete apokalips, permbytje apo asnje fenomen te ngjashem.

1993 
Në këtë vit hidhen themelet e para të objekteve spirituale të Misionit Shenjtëror Eleonorë (Tempulli i parë shqiptar) ku komuniteti shpirtëror i Misionit, në mënyrë të organizuar shpreh lutjet, përkushtimin dhe përgjërimin e tij. 

Lutje 
Komuniteti Ynë misionar, në të gjithë botën ku është 
Lutet për ndihmë: 
Me dashuri Qiellore 
Me përkushtim shpirtëror 
Për jetët njerëzore në përgjithësi 
Dhe të të gjithë atyre që ruajnë paqen me dituri, dashuri e devocion!


22 qershor 1997 
Zonja përuron hapjen e Filialit të Parë të Misionit në Menkulas, Devoll –“Vakëfi I Zonjës” që shënoi dhe shtrirjen e aktivitetit misionar brenda dhe jashtë vendit. 
Në 13 Nëntor të një viti më pas, u përurua Filiali I dytë I Misionit në Bejkovë të Kolonjës. Sot shtrirja gjeografike e Misionit Shenjtëror Eleonorë përfshin 13 kombe. 

8 Prill 1996 
Ky institucion Shpirtëror që konsiston në sjelljen e Ekuilibrit Kozmik dhe Mendimit Universal-Hyjnor për njerëzimin morri emrin që mban dhe sot Misioni Shenjtëror Eleonorë. 

8 Tetor 1996 
Ajo që solli këtë Zbulesë të Re Hyjnore për të rilidhur planetin me Qiellin merr titullin Zonjë e Shpirtit. 

1997 
Ky vit shënon 723 mijë anëtarë shpirtëror pranë këtij Misioni, dhe pas shumë sakrificash ngrihet flamuri I Tij. Ngjyra gurëkali në të tregon qiellin dhe Kozmosin si një tërësi e vetme. Prezenca e reve të bardha tregon ekzistencën e Energjisë Dinamiko-Kozmike dhe bashkë me të është dhe simboli I Tempullit, si pika e vetme e lidhjes së tokës me Qiellin. Kështu ngritja e këtij flamuri shënoi plotësimin në tërë komponentët të Misionit, njëkohësisht dhe karakterin e tij ndërkombëtar. 
Po në këtë vit, kur shqiptarët përjetuan një nga periudhat më të errëta të historisë së tyre, Zonja e Shpirtit organizoi një seri sesionesh dhe konferencash shtypi me qëllim ruajtjen e ekuilibrit kombëtar me intelektualë, petagogë dhe punonjës të institucioneve të ndryshme. Pikërisht në këtë kohë, Zonja përcolli nga Lidhja Hyjnore Mesazhet e para Spirituale për kombin shqiptar. 


“Bekimi I Zotit mbi popullin shqiptar, 
Bekimi është për ju. 
Për sot masat janë marrë. 
Ruani gjakftohtësinë. 
Për cdo anëtar shpirtëror lutem. 
Paqen Kombëtare do ta arrijmë me ndihmën e Zotit. 


Gjatë një vizite pune në Bullgari po në vitin 1997, Zonja e Shpirtit përcjell dy Mesazhe nëpërmjet Lidhjes Hyjnore, njëri prej të cilëve kishte të bënte me popullin kosovar. 
“Kosovarët të mos e ndërpresin rrugën për identitet, ajo cka do të humbin do të rigjenerohet me jetët e tyre që do të marrin kuptim. Shën Maria do të shfaqet përsëri atje. Shqipëria do ti presë dhe do ti ndihmojë kosovarët si jeta jetën. Zoti dhe njerëzit janë dashuri se vijnë

po nga ajo”. 
Ky mesazh u komunikua në konferëncën për shtyp në Sofje, dy vjet përpara luftës në Kosovë. 

1997 
Pas një veprimtarie intensive Spirituale në Itali, Turqi, Zvicër, Austri Zonja e Shpirtit merr pjesë në Kongresin e IV Ndërfetar të Insitutit Amerikan të Biografive (ABI) në Ëashington DC. Një vit më vonë Ajo merr pjesë në Kongresin e 25-të për “Artin dhe Komunikimin” në Luizjanë po të Shteteve të Bashkuara. Sot Zonja e Shpirtit numëron dhjetra cmime dhe vlerësime nga ABI dhe IBC (Qëndra Biografike Ndërkombëtare) në Kembrixh të Anglisë. 

11 dhjetor 1998 
Kjo datë do të shënonte ceremoninë e parë të vënies së emrit të një foshnje nga Lidhja Hyjnore, dhe cdo vit kremtohet si dita e ardhjes së fëmijëve në Misionin Shenjtëror Eleonorë. Sot ata (fëmijët) janë një pjesë e rëndësishme e Misionit.

bottom of page