top of page

Nocione

 

Zonjë e Shpirtit është titull të cilin e mban ai individ që zotëron: Kodin Hyjnor, trup shpirtëror mbi të zakonshmen, tejçim hapësinor me qëllim për të punuar te njerëzit me anë të komunikimit Kozmik e dinamik të Saj. 

Zonja zbuloi një shumësi gjërash dhe pafundësi fenomenesh, të cilat ishin të panjouhura më parë se të merrte Integritetin Kozmik. Ky Integritet Kozmik (Qiellor) ndodh për shkak të prezencës së Parë të Entitetit dhe të ekzistencës së masës shpirtërore të nevojshme të Saj, mbi të zakonshmen, tipar i personalitetit të një njeriu që është shfaqur në dhuntinë e vet, me punë vetmohuese. 

Zonja mundëson kalimin e Energjisë Dinamike Kozmike nga Kozmosi pranë planetit Tokë, pranë njerëzve, sepse përmban aftësi potenziale Spirituale për të sjellë nga një vend në një vend tjetër, dhe më pas shpjegon e divulgon (përshtat) këtë Revelacion për popujt. Pra, Zonja luan rolin e një përçuesi spiritual, që zotëron të dy kodet, atë të qiellit dhe të Tokës, duke realizuar Zbritjen, metodat, teknikat dhe së fundmi, rezultatin e përmirësimit të jetës. 

Lidhje Hyjnore quhet procesi në të cilin një individ (spiritualistja), njeri, është vendosur në kontakt të drejtpërdrejtë me një realitet Hyjnor që mund të përfaqësohet nga një ose disa Entitete Shpirtërore, të Shenjtë e më tej me vetë Hyjin. 

Sistem i organizmit Hyjnor , në përhershmëri, ku tërësia e rregullave të vendosura kanë origjinë Hyjnore, shërbejnë për të ruajtur të pacënuar ndërtimin dhe veprimtarinë e këtij sistemi, në favor të kualiteteve jetësore të të gjitha llojeve për të realizuar bashkëjetesën e të gjithëve. Thelbi i këtyre rregullave është ruajtja e ekuilbrit kozmik, përmes të cilit njerëzit lidhen me kualitetet sipërore nëpërmjet sistemit të tyre shpirtëror, me qëllim funksionim të plotë të tre sistemeve jetësorë (fizik, psikë, shpirt). 

Pastrim apo çlirim nga komlekset dhe turbullimet psikologjike, për të zëvendësuar reagimet rrugëhumbura, si frute të ndjenjave të errëta dhe të paragjykimeve, për të realizuar një sjellje të arsyeshme me produkt: shëndet mendor, fizik dhe shpirtëror. 

Objekte spirituale janë ato objekte në të cilat kryhet aktivitet spiritual nga Misionarja, në to instalohen masa Energjie Dinamike Kozmike dhe Engjujsh, në funksion të kryerjes së kësaj detyre, në favor të besimtarëve, komunitetit, rajonit , që ushtrojnë metoda dhe teknika të këtij Urdhëri Misionar! 

Truall me cilësi të veçanta, i shenjtëruar nga të Shenjtët apo Entitet Qiellore të Urdhëruar nga Zoti në një kohë të caktuar, kur popujt kanë nevoja emergjente për ekuilibrim. Vendi është ai i cili posedon kulaitete Kozmoke sepse Entitetet kanë kryer aktivitet spiritual për ta venë në funksion. Energjia Kozmike, prania e të Shenjtëve, Engjujve apo Niveleve të ndryshme Qiellore të instaluar në këtë truall plotësohet komponenti i tretë dhe kryesor për të kryer Punën e Saj Misionare Zonja e Shpirtit 

bottom of page