top of page

Ndër objektet e Shenjta që janë aktualisht në Truallin e Shenjtë përmendim: 

- Tempulli Spiritual, 

- Vakëfi i Qirinjëve, 

- Selia e Shenjtë, 

- Vendi i të Shenjtit 

- Simbolet, 

- Trualli i Shenjtë (si një i tërë) 

- Filialet brenda dhe jasht vendit

 

Trualli i Shenjtë 
Truall i Shenjtë është i Bekuar 187 vjet më parë, po nga Lidhja Spirituale (i referohemi vitit 1987-të, vit në të cilin komunikoi Entiteti me Zonjën 
e Shpirtit). Në këtë truall gjithçka është e vendosur në vendin e duhur ( vendi i Objekteve të Shenjta është përcaktuar në bazë të qendrave Energjitike Kozmike që ndodhen në Vendin e Shenjtë ), ndërkohë që fizionomia e tij është gjithmon në ndryshim. 

Tempulli Spiritual (objekt në ndërtim) 
Data 01.12.1994, shënon evenimentin më të madh, atë të hapjes së themeleve të Tempullit të Parë shqiptar. Këtë ceremoni e drejtuan vetë të Shenjtët dhe kryen lutjen e tyre për këtë rast, duke përcjelle drejtpërsëdrejti Bekimin e Hyjit . Në këtë Tempull janë të instaluara: Entitetet Kozmike, Kurora e Shenjtë, përqëndrohet pjesa më e madhe e energjisë Dinamike Kozmike, e cila instalohet në Truallin e Shenjtë gjatë Punës Spirituale që kryhet nga Zonja e Shpirtit.Në tërësinë e Tij arkitektonike Ai ( Tempulli i Shenjtë ) përbën një përmbledhje elementesh që përfaqësojnë të tëra objektet e kultit për të gjithë misionet spirituale të zbritura deri tani, e të përcjella nga Profete, të Shenjtë dhe Spiritualiste të kohërave të ndryshme. Në këtë objekt gjithçka është me vlerë dhe e vlefshme e deritanishme për njerëzimin, është e mbrojtur dhe ka mënyrën e saj të përfaqësimit. Aty fjala Zot shprehet në të gjitha gjuhët, njeriu merr pjesë si adhurues kudo dhe në çdo veprim përmes formave valore, spirale, shtëllunga etj. Interferenca Kozmike e ndodhur aty nuk është vetëm një gjendje, por edhe një veprim, e cila prek çdo njeri që hyn Aty, ku veprimi më i madh është mbi ata që kryejnë lutje të medituara, për më shumë dashuri brenda vetes, për të shkuar drejt realitetit të bashkuar njerëzor. 

 

Salla e ceremonialiteteve 
Salla e ceremonisë , vend në të cilin finalizohen ceremonitë në përgjithësi. Në aspektin liturgjik për pjesëmarrësit në ceremonialitet presupozon: 
Autorizim dhe lënien e të drejtave shpirtërore individuale në dorë të një Asambleje Hyjnore për mbrojtje dhe autorizim të veprimtarisë së tij individuale po në këtë mënyrë. Në këtë Asamble ( Lidhjen Hyjnore ) nuk ekziston asnjë rregull i padrejtë. 

- Altari , vendi ku qëndron Zonja e Shpirtit ( vetëm gjatë ceremonive ) presupozon për të pranishmit: 
Idetë e Krijuesit dhe të përsosmërisë, që i përmban Shpirti të cilat rriten nga prania e Entiteteve në ceremoni, për të shtuar këtë realitet në mendjen tonë duke zotëruar cilësinë e Tij, për të njohur më shumë defektet tona 
Procesi Spiritual në këtë sallë realizon ndikim të fuqishëm për të ndryshuar lëvizjet e elementëve dhe pjesëve të veçanta të trupit njerëzor kur kërkohet nga vetë ai, që përmirësohet drejt ekuilibrit. 

 

Simboli Shtëpia e Shpirtërave (funksioni) 
Vendosen në krah të djathtë të rrugës kryesore të Truallit të Shenjtë, është objekt në ndërtim (në ndryshim). Kuptimi spiritual i këtij objekti, apo funksioni i tij është: 
Vendos lidhjen me jetët e mëparshme dhe shërben për identifikim të vlerës në përhershmëri. 

Vakëfi Shën Eleonorë Ersekë (Bejkovë) 
Ky filial ka një lidhje të dyfishtë me drejtuesen e këtij Misioni, sepse vendlindja lidhet me jetët e shkuara të Zonjës së Shpirtit. Konkretisht, ky titull këtij filiali iu akordua për shkak të vazhdimësisë Spirituale të Zonjës së Shpirtit që derivon nga Hollanda, duke ardhur me të njëjtin emër. Filiali Shën Eleonorë drejtohet nga një Entitet Sipëror i Lidhjes Hyjnore, i cili mbrojti për gjithë jetën Zonjën e Shpirtit nga dëmtimet e të tjerëve, duke e instruktuar që të eci në rrugën e besimit, duke e përgatitur në spiritualitet. Ky filial është Qendra Kozmike Kombëtare e Misionit, ndërsa Misioni (në qendër, Tiranë) është vetë Qendra Ndërkombëtare e Tij. 

Vakëfi i Zonjës -Menkulas-Devoll

Ky filial mundëson Prezencën e Zotit që zbret Bekim, Paqe, Mirësi, Dashuri dhe Ekuilibër Qiellor për gjithë ata njerëz që besojnë e praktikojnë rrugën Misionare të këtij Urdhëri. Këtu njerëzit vijnë për të qenë në prani të Niveleve Kozmike në adhurim të Krijuesit, për t'u njohur me Revelatën e Re Hyjnore në respekt të komunikimit të Zotit me Spiritualistin, Zonjën e Shpirtit Eleonorë, aktualizimi i të cilit sjell rivendosjen e ekuilibrave të cënuar.

bottom of page