
Zonja e Shpirtit Eleonorë Bregu lindi në Ersekë të Shqipërisë në tetë Prill të vitit 1953. Në vitin 1959 familja e saj u shpërngul në Tiranë, ku më vonë Zonja ndoqi shkollën e mesme “Teknikumi teknologjik” pa shkëputje nga puna. Gjatë shkollës dhe më pas ajo punoi si teknologe e mesme në Kombinatin tekstil të Tiranës deri në vitin 1991. Më 20 Korrik të viti 1987 Zonja mori Urdhërin misionar të cilit i është përkushtuar me gjithë fuqinë e saj për të themeluar Misionin Shenjtëror Eleonorë dhe materializuar fizikisht objektet shpirterore të tij. Pavarësisht sistemit totalitar komunist i cili ndalonte me ligj aktivitete të ketij karakteri, veprimtaria e Zonjës e filluar në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, mori shtrirje të gjerë hapsinore dhe kohore.
Aktiviteti
Tashmë, një numër i madh admiruesish shqiptarë dhe të huaj janë ingranuar në këtë lëvizje dhe puna e Zonjës së Shpirtit i ka thelluar dimensionet e saj në vite. Një nga aspektet kryesore është zbritja dhe stabilizimi i një filozofie të re ekuilibri, funksioni i së cilës është përmirësimi i jetës në tërësi. Kjo ide është materjalizuar në shumë dimensione, siç janë puna për parandalimin e gjakderdhjes dhe ruajten e stabilitetit në Shqipëri dhe më gjerë, minimizimin e fenomeneve të krimit dhe prostitucionit duke punuar konkretisht me këto shtresa, afirmimin dhe realizimin e plotë të gruas dhe familjes duke rritur vetëdijen për gjendjen aktuale dhe përmirësimin e saj, si dhe zbutjen e konflikteve sociale në teresi.
Krahas këtyre aktiviteteve, Zonja ka publikuar një seri botimesh filozofiko-spirituale ku pasqyrohet natyra e individit dhe e shoqërisë me qëllim arritjen e ekuilibrit dhe plotësimin e vetvetes në të gjitha dimensionet.
Të gjithë këtë aktivitet Zonja e Shpirtit e mishëroi në konstituimin dhe strukturimin e misionit të saj, i cili mori emrin e themelueses:- Misioni Shenjtëror Eleonorë.
